Site icon Telegrafi

Pas njoftimit të Mickoskit, Ministria e Drejtësisë konfirmoi se Ligji për amnesti nuk do të bartet me flamurin evropian

Ministria e Drejtësisë i quajti të pa baza pretendimet e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se ligji për amnesti do të zbatohet ne procedurë të shkurtuar me flamurin evropian.

“Ministri për drejtësi Krenar Lloga nga dita e parë, edhe në konferencën për mediumet e cila u mbajt javën e kaluar publikisht tha se ky ligj nuk do të zbatohet me flamurin evropian, dhe se ai vet është kundër keqpërdorimit të flamurit evropian për sjelljen e ligjit. OBRM-PDUKM nuk duhet të mbajë qëndrim, kur janë informuar që nga dita e parë për të gjitha detajet. Ligji për amnesti është i njëjti si ai nga viti 2018, me të njëjtat krime për të cilat nuk parashikohet amnisti. Ai ligj ishte i nënshkruar dhe mbështetej nga OBRM-PDUKM . Sado që OBRM-PDUKM të dëshirojë të amnistojë ish të zgjedhurit dhe të emëruarit e saj, një ligj i tillë nuk do të ketë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sa i përket njoftimeve për largim nga Kuvendi nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, siç thuhet në njoftim, është lajm i mirëseardhur për qytetarët e vendit tonë.

“Mungesa e qëndrimit për çështje të rëndësishme dhe politikat e bllokadës shprehet më mirë me daljen nga Kuvendi dhe ky është një gjest i mirëpritur nga ana jonë. Ndoshta kështu dëshiron që Hristijan Mickoski t’i ndihmojë atdheut duke hapur hapësirën për votim të amendamenteve kushtetuese dhe duke hapur rrugën drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version