Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të therjes me thikë të mërkurën në Prishtinë, ku një i mitur pas një mosmarrëveshje është therur nga dy të panjohur, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 14:20, në Prishtinë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Policia.
Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/