Site icon Telegrafi

Pas një viti hetim për vrasjen e rëndë në Malishevë, policia arreston dy persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua për një vrasje të ndodhur para se më shumë një viti, saktësisht më 4 gusht 2018.

Policia në raportin policor bën të ditur se të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj të dyshuarës për vrasjen në Lladrovc të Malshevës
Lexo po ashtu Arrestohet një 51 vjeçare për vrasjen në Lladrovc të Malishevës

Ndryshe, më data 4 gusht të 2018-së Policia e Kosovës ishte njoftuar për një vrasje të rëndë, ku një person ishte gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Lladrovc të Malishevës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version