Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj vere me koncerte e projekte të shumta muzikore.
Ajo është pritur mirë nga fansat në çdo qytet ku ka performuar, ndërsa shumë prej momenteve të këndshme i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në Instagram, ku ajo ndiqet nga mbi 1.8 milion njerëz, Dafina së fundmi publikoi një sërë fotografish të reja në të cilat shfaqej mjaft atraktive.
Ajo kishte veshur një palë pantallona të zinj dhe një bluzë të zezë me prerje te pjesa e dekoltesë, e cila vinte në pah tatuazhet dhe gjoksin e saj atraktiv.
Në qafën e saj, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte vendosur gjithashtu një sërë gjerdanësh, të cilët i jepnin edhe më tepër shkëlqim pamjes së saj.
“Kënaqu ti për vete”, shkroi këngëtarja e njohur në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.
Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi ajo iu bashkua protestës masive në Prishtinë, në mbrojtje të 11-vjeçares, e cila u raportua e dhunuar nga pesë persona në Prishtinë javën e kaluar. /Telegrafi/