Telegrafi

Pas një sezone të ngarkuar, Ledri nis pushimet i vetëm? (Foto)

Reperi i njohur kosovar Ledri Vula ka qenë mjaft i angazhuar këtë verë.

Fillimisht ai publikoi këngën e tij single “U harrum” e cila u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa nuk vonoi shumë dhe erdhi me një tjetër duet me Young Zerkën, këngën “Nona”, e cila ishte një nga hitet absolut të kësaj vere.

Lexo po ashtu Ledri Vula dhe Noizy në bashkëpunim (Video)

Vula ishte gjithashtu shumë i ngarkuar me koncerte, ku argëtoi në mbarë trevat publikun shqiptar, transmeton Telegrafi.

“Nona”, një hit absolut i verës 2017

Së fundmi, ai ka vendosur që t’i japë vetes pak pushim në fundin e sezonit, dhe për këtë ka zgjedhur një vend mjaft të largët.

Në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Ledri ka treguar se ka shkruar në San Diego të Kalifornisë.

Ai shfaqet i veshur me veshje sportive në plazh, teksa rrezaton mjaft freski.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Komentet dhe pëlqime nga fansat në këtë fotografi kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar për dukjen por duke shtruar edhe pyetje.

Ka tash e sa vite që reperi e mban ‘hermetike’ jetën e tij private, duke mos treguar nëse është në ndonjë lidhje.

Fansat dyshojnë se ai në pushime nuk gjendet vetëm, ashtu siç është shfaqur në fotografi. /Telegrafi/