Telegrafi

Pas një pauze të gjatë – “Stupcat” rikthehen së shpejti me skeçe të reja

Foto: Instagram

Humoristi i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, tashmë është bërë pjesë e disa projekteve filmike.

Ai muaj më parë njoftoi fansat se ka qenë duke punuar në një film turk të quajtur “Elif Ana”, i cili do të ketë premierën në Kosovë në fillim të dhjetorit.

E përveç kësaj, aktori në një intervistë dhënë për “Express” në KTV ka bërë të ditur se së shpejti rikthehen “Stupcat”.

I njëjti theksoi se pas një pauze pothuajse prej dy vjetësh, “Stupcat” do të kthehen në ekran me ‘specialitetet e tyre’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Stupcat

“Shumë shpejt publikut tonë kosovar që i kemi munguar për shumë vjet, mund të them nja dy vjet, do ta qerasim me disa super skeçe”, u shpreh ai.

“Specialiteti jonë si gjithmonë, temat sociale, politike. Populli ynë ka nevojë të qeshë”, ka thënë në vazhdim Bajrami.

Pritet në vazhdim të shihet se çfarë kanë përgatitur grupi i famshëm i humorit, që gjithnjë kanë spikatur me pjesët e tyre të veçanta. /Telegrafi/