Kanë kaluar më shumë se pesë vite që kur këngëtarja nga Prishtina, Nora Muqaj, nuk ka publikuar ndonjë këngë të re për fansat e saj.
Dhe pas kaq kësaj kohe të gjatë, e njëjta duket se ka vendosur të rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Njoftimin për fansat e bëri përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Pas një pauze të gjatë nga muzika po rikthehem me diçka shumë të ëmbël, një këngë dhe tekst të bërë e thënë nga shpirti im. Muzika është vet jeta për mua”, thuhet në njoftimin e këngëtares Muqaj.
Rikthimi i Norës padyshim se do mirëpritet nga publiku, megjithëse projektet e saj të vjetra dëgjohen akoma me shumë ëndje.
“Natë e gjatë”, “In Love” në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Markun, “Mendoj” në duet me Gold AG, “Hesht”, “Qysh po don” dhe “Veç me ty” janë disa nga projektet më të njohura të 33-vjeçares.
Këto vite, ajo duket se i është përkushtuar më shumë familjes, ndërkohë që prej vitesh është martuar me këngëtarin nga Gjakova, Mark Markun. /Telegrafi/