Telegrafi

Pas një pauze të gjatë – Era Istrefi rikthehet sot me këngën “Bebe”

Pas një pauze disa vjeçare artistja e njohur, Era Istrefi sot (e enjte) rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Prej ditësh përmes rrjetet sociale këngëtarja ka njoftuar rikthimin me këngën e re “Bebe”, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me klip.

Projekti pritet të lansohet në ora 18:00, ndërsa Era ka sjell pjesë të shkurtra nga xhirimet e klipit e ku duket në formë të mirë, unike dhe tejet atraktive.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitu krijuesja e hitit “Bon bon”, por që padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.

Lexo po ashtu "Bebe" rikthen Erën këtë të enjte

Kujtojmë që kënga e fundit e publikuar nga Era është “No Maybes” në mars të vitit 2020 që erdhi në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. /Telegrafi/