Dy të mitur janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri.
Tutje sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në Slivovë, në Prishtinë.
Në raport bëhet e ditur se si pasoj të dyshurit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete duke përdorur një brisk dhe një boks hekuri. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/