Telegrafi

Pas një mosmarrëveshje fqinjët rrahen me dërrasa në Britani të Madhe, pamjet bëhen virale (Video)

Një video që është bërë virale në internet është filmuar në Britani të Madhe. Aty mund të shihet se si dy të rinj godasin njëri-tjetrin me dërrasa, kurse pamjet deri më tani i kanë shikuar mbi 8 milionë persona dhe atë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Videoja e publikuar në Twitter me mbishkrimin: “nuk ka nevojë për alarm të orës për mëngjes te gjyshja kur keni luftë me dërrasa nga ora 8 e mëngjesit”, transmeton Telegrafi.

Duket se fqinjët kishin mosmarrëveshje dhe në një moment eskalon situata dhe fillojnë ta godasin njëri-tjetrin me dërrasa, edhe pse i ndante një mur. Megjithatë veprimi i tyre i ka bërë shumë persona në mbarë botën të qeshin, ndoshta kjo për faktin se në rrahje përfshihet edhe një grua.

Ende nuk dihet arsyeja që qoi në këtë rrahje, ndërsa të rinjtë pas më shumë se një minuti hedhje të dërrasave në drejtim të njëri-tjetrin futen në shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/