Artistja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka rikthyer së fundmi njërën prej këngëve të saj të famshme.
Bëhet fjalë për projektin “Djalo ti më bën magji”, të cilin e kishte publikuar në vitin 2014.
Dhe tani, tetë vjet më vonë këngëtarja ka sjell një version paksa më ndryshe të kompletuar edhe me videoklip.
Ajo shfaqet e mahnitshme në klipin e këtij projekti, ndërkohë që mezi po pritej nga fansat e publiku.
Miksimi dhe masterizimi i projektit u bë nga Mixey me video të Valon Azirit.
https://www.youtube.com/watch?v=zjk-XBLtfw4&ab_channel=ZICOCompanyOfficial
Krahas kësaj, Rovena në të kaluarën ka sjell hite të tjera të shumta si: “Dasma”, “Burrë të martuar dashurova”.
Pavarësisht viteve, ajo po vazhdon të jetë ndër të preferuarat në estradë. /Telegrafi/