Telegrafi

Pas një kohe të gjatë, Elinel takohet me mësuesin e shkollës fillore i cili u shpreh krenar për ish-nxënësin e tij

Foto: Elinel/Instagram

Reperi i njohur, Elinel, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Pa pendim”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e tij të shumtë, gjersa ky është projekti i tij i dytë për këtë vit, pasi pak javë më parë solli duetin e tij të ri me Samantën, “Vonë”.

Elinel ndërkohë vazhdon të jetë shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për një imazh ku ai shfaqet me mësuesin e tij të shkollës fillore, të cilin rastësisht e ka takuar pas disa vitesh.

Teksa i shihet i lumtur gjatë takimit të tij me mësuesin, Elinel tregon në mbishkrimin e fotografisë se u ndje tejet mirë kur ai u shpreh krenar për të.

“Përnime NËPËR KOHË… Sot rastësisht takova mësuesin e klasës së parë e mu duk vetja i vogël prapë. Jam krenar për ty tha, një fjalë e vogël prej ë njeriu të madh”, ka shkruar reperi, i cili ka qenë nxënës i shkollës fillore “Iliria”, në Prishtinë.

I njëjti ka shkruar më pas “Është koha për të treguar përrallën Nëpër Kohë”, duke bërë kështu të ditur se është në përgatitje të një projekti të veçantë, me po të njëjtin titull “Nëpër Kohë”. /Telegrafi/