Kanë kaluar më shumë se dhjetë vite që kur Afërdita Dreshaj është shkëputur nga muzika.
Artistja e njohur shqiptar ka një dekadë që nuk ka qenë aktive dhe nuk ka publikuar këngë të re për fansat.
Por, duket se pritjes i erdhi fundi me anë të një njoftimi të fundit që ka bërë në rrjete sociale.
E pyetur nga ndjekësit se a do të rikthehet në muzikë, ajo konfirmoi një gjë të tillë.
“Një pyetje kisha, a do të rikthehesh në muzikë”, ka qenë pyetja që iu parashtruar.
“Po, këtë vit”, u përgjigj ajo.
Disa nga këngët më të njohura të Afërditës janë: “Shumë trafik”, “Për ty dridhem”, “Super Star” etj. /Telegrafi/