Këngëtarja Argjentina Ramosaj pak ditë më parë solli projektin e saj më të fundit me titull “A ma jep”.
Një këngë e bukur dhe ritmike u prit mirë nga të gjithë, gjersa në një klip të bukur pranveror, këngëtarja erdhi më tërheqëse dhe e freskët se asnjëherë më parë.
Ndërkohë, vetëm pak javë para kësaj kënge, Argjentina solli edhe një bashkëpunim me reperin Vig Poppa, një këngë të titulluar “Bad boy”, e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat.
Pasi kanë kaluar vetëm pak ditë nga këto dy projekte, këngëtarja nuk po ndalet.
Ajo në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, ka shkruar në mbishkrimin e saj se ka filluar të mendojë për projektin e radhës.
“Bash kesh tu mendu, e jeni gati për këngën e radhës”, ka shkruar Ramosaj në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, se po punoj shumë për të sjellë projektet e reja, Argjentina e ka konfirmuar edhe gjatë një interviste ekskluzive për Telegrafin.
“Pas këngës “A ma jep”, vijon edhe një bashkëpunim, do të marr pjesë edhe në një këngë që do dalë muajin e ardhshëm”, ka thënë Argjentina Ramosaj. /Telegrafi/