Një vajzë 26-vjeçe pas disa gotave me alkool e ka pësuar keq, kur vendosi të hip në shpinën e një miku i cili u pengua dhe ajo përfundoi me fytyrë për asfalti.
Autumn Cathey nga Delaware, dokumentoi këtë fatkeqësi që i ka ndodhur në ditën kur kishte konsumuar në sasi të madhe alkool, e pamjet e publikuara në platformën TikTok janë bërë virale, transmeton Telegrafi.
Ajo fillimisht shihet në shoqërimin e disa të rinjve duke pirë alkool, e pasi që del nga lokali i hipën në qafë një miku i cili në një moment pengohet në trotuar dhe ajo rrëzohet në tokë.
“Kjo jam unë pas tetë gotave me alkool”, dëgjohet ajo duke thënë para kamerës derisa nga goja i rridhte gjak dhe i humb dhëmbët e përparmë. /Telegrafi/