Telegrafi

Pas një defekti teknik, piloti kanadez detyrohet të bëjë ulje emergjente – kamerat e sigurisë kapin momentin

Një pilot është detyruar të bëjë ulje emergjente në një autostradë në Toronto të Kanadasë, duke i habitur shoferët e shumtë të veturave që në ato momente ishin në rrugë.

Policia kanadeze ka njoftuar se një aeroplan i vogël pas një defekti teknik, ka bërë ulje emergjente në Marhkam, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë nga kjo ulje emergjente askush nuk është lënduar, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur fluturakja bie në autostradë.

Mediat kanadeze raportojnë se dy persona ishin brenda aeroplanit, ndërsa nga kjo ulje nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Piloti kishte bërë të pamundurën që të bie në asfalt në momentin kur ka sa më pak mjete – dhe ia kishte arritur qëllimit. /Telegrafi/