Site icon Telegrafi

Pas një debati, një grua hedh benzin mbi një burrë dhe më pas i vë zjarrin atij në një park në Kaliforni

Ky është momenti tronditës kur një grua nga Kalifornia e lyen me benzinë një burrë teksa ai ulet në një park dhe i vë zjarrin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Patricia Castillo, 48 vjeçe, akuzohet se i vuri zjarrin burrit të enjten mbrëma në Sanger, afër Fresnos, rreth orës 21:00.

Ajo u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e saj 43-vjeçar, Leonard Hawkins, i cili akuzohet se i kishte siguruar benzinën.

Siç vënë në pah mediat, oficerët e Departamentit të Policisë Sanger u thirrën në park dhe e gjetën burrin me djegie të rënda në gjysmën e sipërme të trupit.

Në videon e mbikqyrjes së sulmit, Castillo mund të shihet teksa i afrohet burrit ndërsa ai ulet dhe më pas hedh benzinë mbi të.

Dyshja më pas shihen duke debatuar dhe në një moment Castillo shihet duke nxjerrë një çakmak nga xhepi.

Burri shihet duke u larguar prej saj, por pak çaste më vonë Castillo e vendos çakmakun pranë këmishës së tij dhe ai përfshihet menjëherë nga flakët.

Burri është dërguar menjëherë në spital dhe pritet të shërohet nga plagët e marra.

Ndërsa të dy Castillo dhe Hawkins u morën në paraburgim.

Është e paqartë se cila ishte marrëdhënie e Castillo me burrin që sulmoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version