Site icon Telegrafi

Pas një bisede telefonike me Ancelottin, Kroos udhëtoi drejt Liverpulit për të qenë në bankën rezervë

(Foto: Real Madrid)

Toni Kroos ka udhëtuar drejt Liverpulit në çastet e fundit për të qenë pjesë e bankës rezervë të Real Madridit.

Mesfushori nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Anfield për shkak të sëmundjes.

Mirëpo, ai është shëruar dhe i është bashkuar skuadrës së Los Blancos rreth orës 14:00 në ditën e sotme (e martë).

(Foto: The Sun)

Futbollisti gjerman kishte biseduar me trajnerin Carlo Ancelotti dhe stafin në mëngjes dhe pastaj është marrë vendimi, ndërsa Kroos është nisur me aeroplan për të arritur në kohë dhe për t’u përfshirë në skuadër.

Lexo po ashtu Formacionet zyrtare: Dueli i gjigantëve, Liverpooli dhe Reali në sfidën e parë të tetës së finales

Ai ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Realit për shkak të sëmundjes dhe rikthimi i tij është një shtytje për opsionet e strategut italian.

(Foto: Getty)

“Toni Kroos i është bashkuar skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e sotme ndaj Liverpoolit që korrespondon me sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Gjermani i bashkohet listës së lojtarëve që janë në dispozicion të Carlo Ancelottit për ndeshjen në Anfield”, thuhet në komunikatën e Realit. /Telegrafi/

Exit mobile version