Site icon Telegrafi

Pas NISMA-s, AKR në koalicion edhe me Partinë e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë, përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumë vjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, sonte u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD dhe AKR.

Kjo marrëveshje, siç thuhet në njoftim në radhë të parë është në funksion të pasurimit të ofertës politike për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

“Ky koalicion parazgjedhor do të fuqizojë në mënyrë përmbajtjesore koalicionin tani më të arritur ndërmjet subjekteve politike AKR dhe NISMA dhe do të paraqet alternativë të besueshme dhe vizionare për qytetarët e Republikës së Kosovës në periudhën tejet të ndjeshme për të ardhmen e vendit”.

“Partia e Drejtësisë fton gjithë elektoratin e saj që të mbështet ketë koalicion parazgjedhor në funksion të promovimit dhe institucionalizimit të vlerave të dëshmuara të traditës sonë kombëtare dhe qytetare euroatlantike në politikat e qeverise se re të vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version