Telegrafi

Pas ngjarjeve në Kamenicë, deputeti Bekim Haxhiu kërkon shkarkimin e Qëndron Kastratit

Në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Komunës së Kamenicës, ka ndodhur një përplasje mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe banorëve lidhur me një shkollë në këtë fshat e cila ishte mbyllur shkaku i reformave që ndodhën në fushën e arsimit.

Ndaj këtyre ngjarjeve ka pasur reagime të shumta nga spektri politik.

Së fundmi ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu përmes një shënimi në Facebook ka kërkuar shkarkimin e kryetarit Qëndron Kastrati.

Lexo po ashtu Kastrati: Nagavci po hedhë benzinë në zjarr, kjo është e turpshme

Këtë kërkesë deputeti i PDK-së thotë se e bazon në ligjin për qeverisje lokale.

“Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Lexo po ashtu Përplasje mes policisë dhe banorëve në Shipashnicë të Kamenicës lidhur me mbylljen e një shkolle, reagon Qëndron Kastrati

Deputeti opozitar thotë se Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve./Telegrafi/