Telegrafi

Pas ngjarjes tragjike në “Mati 1”, Rina Balaj: Lutemi për Kosovën

Një reagim për ngjarjen e fundit në vend e ka bërë edhe reperja nga Istogu, Rina Balaj.

E njëjta ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ngjarjes që ndodhi në rrugën “Mati 1”, ku nga gjuajtjet me armë zjarri mbetën të vrarë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kush është i radhës? Lutemi për KOSOVËN”, ka shkruar ajo në postimin e saj të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Ndërkaq, policia nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.

Lexo po ashtu Vdes edhe personi i dytë i plagosur në Lagjen e Spitalit

Ky rast i rëndë ka tronditur të gjithë, teksa në rrjetet sociale reagimet kanë qenë të shumta. /Telegrafi/