Këngëtarja e njohur Dhurata Dora, së fundmi ishte e ftuar për të performuar në Algjeri, në një nga koncertet e reperit Soolking.
Dyshja interpretuan këngën e tyre hit “Zemër”, por një tragjedi e ndodhur në turmën e njerëzve, bënë që pesë persona të humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë të lëndohen.
Dhurata reagoi e trishtuar në lidhje me lajmin, duke thënë se ishte e shkatërruar nga lajmet që mori për koncertin e saj.
“Faleminderit Algjeria që më mirëpritët aq ngrohtë. Ju dua. Por, lajmet e trishta më ka shkatërruar. Prehuni në paqe”, kishte shkruar ajo.
Por si duket, kjo nuk duket të jetë ngjarje e vetme e hidhur në jetën e këngëtares këto ditë, pasi e njëjta së fundmi ka humbur edhe gjyshen.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja teksa ka publikuar një fotografi të sajën dhe të gjyshes në InstaStory.
“Prehu në paqe nana. Të dua”, kanë qenë fjalët e saj. /Telegrafi/