Kanë kaluar nëntë vite që nga publikimi i saj, por për videon pornografike të Kim Kardashian vazhdon të flitet akoma.
Sipas revistës së njohur “Page Six” e vërteta e kësaj video është ndryshe nga që kemi dëgjuar deri më tani, pasi del që videon e ka publikuar vetë Kim në bashkëpunim me mamanë e saj Kris Jenner, transmeton Telegrafi.
Sipas së njëjtit burim thuhet se çdo gjë ishte e planifikuar madje kishin firmosur kontratë dhe për këtë ishin në dijeni e gjithë familja Kardashian.
Ishte vetë Kim që e publikoi videon dhe më pas hodhi në gjyq kompaninë Vivid për pesë milionë dollarë.
Detaje të tjera më të zgjeruara do të publikohen në librin “Dinastia Kardashian”./Telegrafi/.