Lojtari që ka qëndruar më së shumti te Chelsea dhe që nuk ka luajtur, Tomas Kalas, është larguar në drejtim të Bristol Cityt për dhjetë milionë euro.
Lojtari 26-vjeçar i kaloi nëntë vite në Stamford Bridge, por i bëri vetëm dy paraqitje në atë kohë.
Mbrojtësi çek në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Robins, duke bërë 41 paraqitje në të gjitha garat për klubin nga Championshipi.
Of course he was coming back. 🙌#BristolCity have secured the permanent return Tomas Kalas for a club-record fee.#AnnounceKalas
— Bristol City FC (@BristolCity) July 1, 2019
Pasi dështoi të futej në skuadrën e parë të The Blues, Kalas ka nënshkruar kontratë katërvjeçare në Ashton Gate, e që u largua së bashku me Jay Dasilvan nga Blutë.
Kalas u transferua te Chelsea për gjashtë milionë euro në vitin 2010 nga Sigma Olomouc dhe menjëherë u huazua te skuadra nga Republika e Çekisë.
Ai ishte po ashtu në huazim te Vitesse për sezonet 2011-2013, te FC Koln në vitin 2014-15, Middlsebrough në sezonin 2015-16, duke bërë 46 paraqitje.
Sezonin 2016-17 dhe 2017-18 e kaloi në huazim në Craven Cottage me Fulhamin, ndërsa tani e kompletojë transferimin te Bristol City. /Telegrafi/