Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kuaj, ka qenë ndër më të komentuarat kohëve të fundit.
Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të ndryshimit të saj drastik në dukje, e që po pëlqehet në masë të madhe nga fansat.
Pasi disa imazhe me veshje ekstravagante u bën xhiro në rrjet, tashmë Violeta ka bërë të ditur se është duke sjellë projektin e saj më të ri muzikor.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë sekuenca të shkurtra nga kënga e saj.
Sikurse së fundmi, edhe në këto sekuenca ajo është shfaqur atraktive, teksa ka marrë komente pozitive nga fansat.
Sidoqoftë, vlen të përmendet se artistja shqiptare ka qëndruar në skenë për vite të tëra, duke sjellë këngë e bashkëpunime nga më të ndryshmet. /Telegrafi/