Telegrafi

Pas ndreqjes së raporteve me Noizyn, Cllevio publikon këngën e re – përmend shumë nga femrat e estradës në të

Reperi Cllevio ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve në mediat rozë.

Kjo pasi ai së fundmi vendosi të bëjë paqe me rvialin e tij, reperin Noizy, me të cilin prej kohësh janë sharë e ofenduar publikisht.

Përmes një video ‘live’ në Instagram, rap-artisti emri i vërtetë i së cilit është Kleviol Ahmeti, i kërkoi falje Noizyt duke theksuar se dëshiron të ulë gjakrat me të.

Lexo po ashtu Pas muajsh rivalitet - Noizy dhe Cllevion më në fund bëjnë paqe, pasi ky i fundit kërkoi falje publikisht

E teksa paqeruajtja mes tyre erdhi, duket se në të njëjtën kohë, Cllevio vendosi që të prezantojë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe këngën e tij më të re.

Bëhet fjalë për një këngë ende të pa titull, por që brenda saj përmenden emra të shumtë femrash nga estrada.

Bora Zemani, Dhurata Dora, Enca e Zaimina Vasjari janë vetëm disa nga personazhet që Cllevio citon në këngën e tij të re.

Kënga u prezantua fillimisht gjatë lidhjes direkte në Instagram, por më pas u shpërnda edhe nga vet reperi në të gjithë rrjetet sociale. /Telegrafi/