Site icon Telegrafi

Pas ndarjes, Young Zerka thotë se ka fshirë çdo gjë të Ronela Hajatit

Këngëtarët shqiptarë, Young Zerka dhe Ronela Hajati, duket se janë ndarë që një kohë.

Të njëjtit po shijonin një lidhje dashurie prej vitesh, teksa prej disa muajsh raportohet se janë ndarë.

Zerka së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush luan”, gjersa në mesin e shumë pyetjeve nuk munguan edhe ato ngacmuese për ish-të dashurën e tij.

Foto: YouTube

Në një nga sfidat, artistit i duhej të zbulonte bisedën e fundit që bëri me ish-partneren Ronela Hajatin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Young Zerka

Ai thotë se nuk ka asnjë bisede më të, pasi i ka fshirë të gjitha – gjithçka çfarë kishte sa i përket romancës së tyre.

Foto: Facebook

Përkundër kësaj, të dy artistët po vazhdojnë të jenë më shumë të fokusuar në karrierë, në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version