Telegrafi

Pas ndarjes i poston fotot e të dashurës në rrjetet sociale, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale kishte postuar disa foto të dashurës së tij viktimës femër K/Shqiptare.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishek.

Pas intervistës me vendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/