Telegrafi

Pas ndarjes nga Keyan, Bebe Rexha në krahët e një tjetër mashkulli?

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit sa i përket jetës private.

Kjo pasi ajo u nda nga i dashuri i saj prej tri vitesh, drejtori i fotografisë – Keyan Safyari.

Më saktësisht ishte ky i fundit që hoqi dorë nga lidhja, duke i dërguar një mesazh privat në InstaDirect me arsyetimin se po e përfundonte lidhjen ngase ajo ishte shëndoshur shumë.

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Sammy Dean)

Bebe Rexha e mërzitur ndau mesazhin në fjalë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, gjersa në një nga koncertet e turneut, nuk i mbajti dot lotët teksa performoi para publikut.

Gjithsesi, artistja së fundmi ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani.

E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment mund të shihej nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa i mbështetet në krah.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo nuk ka treguar nëse djali në fjalë mund të jetë thjeshtë dikush nga ekipi i saj, apo ndonjë person pak me më rëndësi.

Sido që të jetë, interpretuesja e hitit “I’m A Mess”, duket se e ka tejkaluar krizën e ndarjes dhe tani është më e qetë. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram