Aktori i hollivudian, Channing Tatum, u nda nga këngëtarja Jessie J disa javë më parë dhe siç thonë miqtë e tij, ai tashmë ka filluar të kërkojë dashuri të re në internet përmes aplikacioneve për takime.
Dy yjet e famshme ishin bashkë për më shumë se një vit dhe ata janë ndarë për arsye të panjohura, transmeton KP.
Siç mësohet, Tatum përdor aplikacionin Raya, një program ekskluziv, postimet e të cilit pretendojnë se janë “një komunitet privat, me bazë anëtarësie, për njerëz nga e gjithë bota për t’u takuar dhe shoqëruar”.
Aplikacioni iu rekomandua aktorit nga miqtë dhe 39-vjeçari pranoi me fjalët: “Unë nuk kam asgjë për të humbur”.
Tatum ka qëndruar në Raya për disa javë tani dhe është në kërkim të “momenteve të veçanta”.