Në fillim të janarit, Gigi Hadid dhe Zayn Malik i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Kështu, Malik ka vendosur të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij luksoze me një pamje të mahnitshme nga New York për 10.8 milionë dollarë apo (11.72 milionë euro).
TMZ ka mësuar se këngëtari 26-vjeçar do e shesë shtëpinë e tij gati 1 vit pas blerjes së saj, kur edhe është ndarë për herë të parë nga modelja Hadid. Shtëpia e Zayn ka 4 dhoma gjumi, hapësirë të bollshme dhe një tarracë private për argëtim.
Këngëtari thuhet se tashmë është beqar, për dallim nga Gigi, e cila po përflitet për një lidhje dashurie me Tyler Cameron, pasi thuajse janë gjithnjë pranë njëri-tjetrit.
Ylli anglez është fokusuar më shumë në muzikë, derisa po punon në projekte të reja. /Telegrafi/