Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga futbollisti Mauro Icardi, modelja argjentinase shfaqet topless në Instagram

Wanda Nara vazhdon të mbetet një nga modelet më tërheqëse dhe seksi, edhe pse tashmë është 37 vjeçare.

Bukuroshja argjentinase ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe fansave me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, duke e bërë të qartë se ende ka shumë për të ofruar në botën e modeleve dhe të showbizit.

Pas ndarjes nga futbollisti Mauro Icardi, Wanda ka zgjedhur të përqendrohet në krijimin e përmbajtjeve që mbajnë interesin e ndjekësve të saj, duke i ofruar atyre pamje që nuk lënë vend për imagjinatë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet e saj, ku shfaqet në mënyrë tërheqëse dhe provokuese, duke rritur temperaturat në rrjetet sociale.

Në një nga postimet më të fundit, Wanda ka postuar një fotografi ku shfaqet topless, duke mbuluar gjoksin e saj me duar në një mënyrë që thekson bukurinë dhe elegancën e saj.

Këto imazhe kanë tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka marrë shumë reagime nga fansat, të cilët kanë shpërndarë dhe komentuar për pamjen e saj.

Përveç kësaj, Wanda ka postuar edhe disa fotografi të tjera ku shfaqet në bikini, duke theksuar trupin e saj të mrekullueshëm është në formë të shkëlqyer. /Telegrafi/

Exit mobile version