Ish-banorja e Big Brother Albania, Alba Çobaj, më në fund ka realizuar dëshirën e saj për t’u bërë pjesë e medias.
E tani që ëndrra iu bë realitet, të parin që Alba ka ftuar në emisionin e saj është njëri nga ish të dashurit, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për reperin e njohur Genc Prelvukaj, për të cilin banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, kishte folur gjatë qëndrimit brenda rreth një afere të shkurtër që kishte me të.
Genci nuk ishte i vetmi i dashur që Alba ka përmendur, me banorët ajo ka ndarë edhe histori të tjera me ish të dashurit e saj që sipas saj e kishin malltretuar gjatë kohës sa ishte e lidhur.
Ndryshe lidhja e saj e fundit e bërë publike me banorin tjetër Diedon Musa, ishte nga lidhjet më të pëlqyera të krijuara në këtë spektakël, lidhje kjo që thuhet se përfundoi përshkak të një tradhtie nga Alba. /Telegrafi/