Ish banorja e “Big Brother Albania” Alba Çobaj si duket nuk është e kënaqur me pamjen e saj.
Konkurentja e edicionit të tetë ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë, duke ndryshuar hundën, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Alba, e cila përmes rrjeteve sociale është shprehur e kënaqur me rezultatin.
“Më në fund ëndrrat bëhen realitet! Operacioni i hundës shkoi shumë mirë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ndryshe ditë më parë, finalistja e BB dhe ish i dashuri i saj, konkurenti tjetër nga Kosova, Diedon Musa, i dhanë fund lidhjes së tyre të nisur brenda shtëpisë së Big Brother. /Telegrafi/