Telegrafi

Pas ndarjes nga Depp, Amber Heard është lidhur me një miliarder

Amber Heard ka publikuar një fotografi në Instagram, me anë të të cilës ka konfirmuar se është në lidhje me miliarderin dhe biznesmenin, Elon Musk.

Aktorja në muajin janar është ndarë nga aktori hollivudian, Johnny Depp, ndërsa tashmë ka nisur një lidhje tjetër.

Ndarja e Heard me Depp ndodhi pas dhunës fizike të ushtruar nga aktori ndaj saj (Vanity Fair)

Fotografia e përbashkët është bërë gjatë një darke në Australi, ndërsa imazhi është publikuar edhe nga pasaniku 45 vjeçar, i cili është bashkëthemelues i kompanisë Tesla.

Në fotografi, Amber e ka dorën të mbështetur mbi të dashurin e saj, në faqen e të cilët ndodhet buzëkuqi nga puthja e aktores.

Heard ndodhet në Australi për shkak të xhirimeve të filmit “Aquaman”, ndërsa babai i saj ka thënë se lidhja me Musk është serioze. /Telegrafi/