Liam Payne dhe Cheryl e kanë konfirmuar ndarjen e tyre pas më shumë se dy vitesh së bashku.
Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, dy këngëtarët e konfirmuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Pas lajmit për ndarjen e çiftit, menjëherë kanë reaguar fansat duke shprehur dëshirën që ylli i “One Direction” të lidhet me Rita Orën.
Këngëtari anglez dhe këngëtarja shqiptare kanë bashkëpunuar në duetin “For You”, këngën kryesore të ‘Fifty Shades Freed”.
Kënga u bë hit, ndërsa 24-vjeçari dhe 27-vjeçarja kanë performuar bashkë në shumë koncerte.
Madje që në kohën kur Rita dhe Liam performuan në ceremoninë e BRIT Awards nisën thashetheme për një aferë mes tyre.
Ndërsa tani, kur Payne është ndarë nga Cheryl, fansat e dy këngëtarëve kërkojnë që Rita dhe Liam të krijojnë lidhje dashurie. /Telegrafi/