Miss Kosova 2006, Besa Gashi ka realizuar një fotosesion të ri fotografik.
Bukuroshja ka realizuar disa fotografi të reja me kreacionet e kreatores Vlora Mustafa, transmeton Telegrafi.
Para aparatit të fotografit Alban Ramadani, Besa ka pozuar në super formë.
Ish Miss Kosovën ka kohë që nuk e kemi parë pjesë të ndonjë projekti, por si duket pas ndarjes nga ish bashkëshorti i saj Albert Krasniqi, ajo ka vendosur të rikthehet.
Kujtojmë se Besa nga martesa e përfunduar tashmë me Albertin, një biznesmen i fuqishëm dhe i suksesshëm prishtinas, ka një vajzë. /Telegrafi/