DJ i njohur shqiptar, i cili po korr sukses jashtë trojeve shqipfolëse, kishte prej muajsh që qëndronte i izoluar në kontinentin e largët.
Ai mbeti në Australi, nga ku edhe solli prodhimet e tij më të fundit muzikore.
E duke qenë se masat preventive për COVID-19 janë lehtësuar dhe fluturimet janë të lejuara, DJ ka vendosur që të rikthehet në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, menjëherë pas aterimit në vendlindje.
Ai ka shfaqur momentin kur aeroplani ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
DJ Regard përndryshe u cilësua si një nga sensacionet më të fundit të muzikës elektronike në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/