Site icon Telegrafi

Pas mosmarrëveshjeve për dërgimin e armëve në Izrael, jep dorëheqje drejtori i Departamentit amerikan të Shtetit

Drejtori në Departamentin amerikan të Shtetit, i cili punonte në agjencinë përgjegjëse për transferimin e armëve tek aleatët amerikanë, ka dhënë dorëheqje.

Josh Paul përmendi mosmarrëveshjen me vendimet e administratës Biden për të përshpejtuar transferimet e armëve në Izrael.

Paul, shërbeu si drejtor në Zyrën e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se ka eskaluar konflikti me Hezbollahun

“Nuk mund të punoj për të mbështetur një sërë vendimesh të rëndësishme politike, duke përfshirë nxitimin e më shumë armëve në njërën anë të një konflikti, që besoj se janë të shkurtpamëse, shkatërruese, të padrejta dhe kontradiktore me vetë vlerat që ne përfaqësojmë publikisht”, tha Paul.

Ai gjithashtu theksoi se ndërsa e pranon se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte i tmerrshëm, ai gjithashtu beson se përgjigja e Izraelit “do të çojë vetëm në vuajtje më të mëdha dhe më të thella” për izraelitët dhe palestinezët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version