Site icon Telegrafi

Pas mosmarrëveshjes në trafik, tentojnë ta sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në fshatin Dobërqan, Gjilan.

Sipas raportit të policisë, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version