Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një copë të xhamit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 19:30.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një copë të xhamit”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/