Chelsea vazhdon të mbetet në kërkim të sulmuesit të Swansea Cityt, Fernando Llorente.
Sipas London Evening Standard, Blutë e duan sulmuesin e Swanseas, Llorente, si zëvendësues të Alvaro Moratas dhe besohet se edhe vet spanjolli dëshiron të lëvizë drejt Stamford Bridge.
Megjithatë, Chelsea do ta ketë të vështirë për të bindur Swansean për të shitur spanjollin, ashtu siç bënë kur trajneri Antonio Conte e donte atë në janar.
Llorente gjithashtu do të humbasë fillimin e sezonit pasi ka njërin krah të thyer dhe rikuperimi do të vonoj paksa.
Ndërsa, transferimi i ri, Morata do të bashkohet me Blutë për ndeshjet e ardhshme të turneut të tyre para sezonal në Singapor, ku ai mund të bëjë debutimin e tij kundër Bayern Munichut apo Interit. /Telegrafi/