Telegrafi

Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.

Për muaj me radhë, ajo ishte një prej personazheve më aktivë në media, kjo falë drejtimit të programit shumë të ndjekur – Big Brother VIP Albania 2.

E pas një pune të lodhshme për muaj të tërë duket se ka ardhur koha për pushime dhe për këtë, moderatorja ka zgjedhur një prej destinacioneve më luksoze.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Ajo bashkë me burrin dhe fëmijët e saj janë duke shijuar aktualisht pushimet në ishullin Santorini të Greqisë.

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

Në disa fotografi të shpërndara në rrjetin social Instagram, Arbana shfaqet tejet atraktive në një fustan të zi, ndërsa shijon pamjet panorameske të ishullit grek.

Lexo po ashtu "Zhaklina boll", Arbana Osmani nuk përmbahet ndaj opinionistes në Post Big Brother VIP Albania

Nga imazhet, duket se prezantuesja e Top Channel po shijon çaste të bukura dhe relaksi – gjë e cila reflektohet edhe me buzëqeshjen në fytyrën e saj.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Është përfolur prej kohësh se ajo do të organizojë dasmën me partnerin e saj prej shumë vitesh, regjisorin Eduard Grishaj, me të cilin edhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

 

Foto: Arbana Osmani/InstaStory

 

Foto: Arbana Osmani/InstaStory