Është spekuluar shumë muajve të fundit se Miley Cyrus dhe Liam Hemsvvorth janë martuar në fshehtësi.
Mirëpo ky lajm ende nuk është konfirmuar nga vet dyshja në fjalë.
Por lajmet për martesën e tyre i përforconte fakti se ata mbanin në gisht të njëjtën unazë në gishtin e tyre të martesës, gjatë udhëtimit në Georgia të SHBA-ve.
E veçanta e kësaj ishte fakti, se dyshja në fjalë nuk u munduan të fshehin faktin që mbanin unazat në gisht, por e tregonin hapur atë.
Destinacioni ku ata ndodhen për momentin është mjaft i veçantë për Mileyn dhe Liamin, pasi të njëjtët dhanë puthjen e parë tetë vjetë më parë, në xhirimet e filmit “The Last Song”.
Fakti se ata kanë shkuar në po të njëjtin vend ka bërë opinionin të dyshojnë se çifti ndodhen në muaj mjalti.
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e duan njëri tjetrin dhe ata e dinë se duan të kalojnë gjithë jetën bashkë”, është shprehur një burim i afërt pranë OK! Magazine. /Telegrafi/