Site icon Telegrafi

Pas martesës, Jennifer Lopez e ndërron mbiemrin në Affleck

Foto: Getty Images

Jennifer Lopez është martuar dhe tani zyrtarisht ka kaluar në Jennifer Affleck.

Çifti i famshëm i Hollywoodit u martuan të shtunën në mbrëmje në një ceremoni në Las Vegas.

Lajmet për herë të parë ‘shpërthyen’ kur TMZ raportoi të dielën se çifti kishte marrë një licencë martese në Clark County, Nevada, duke lexuar emrat e tyre të plotë ligjor, Benjamin Geza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez.

Licenca zbuloi gjithashtu se këngëtarja e “Get Loud” planifikon të marrë emrin e aktorit të “Good Will Hunting”.

Vetë nusja e konfirmoi lajmin në një shkrim të shpërndarë në buletinin e saj personal “On The JLo”, në të cilin kanë qenë të përfshirë fotografi dhe video nga dasma.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen në Las Vegas

Ajo zbuloi gjithashtu emrin e saj të ri ligjor, duke nënshkruar letrën, “Zonja Jennifer Lynn Affleck”.

Jennifer Lopez

Fansat e ‘Bennifer’ reaguan menjëherë në Twitter për të bërë urimet e tyre për dyshen e njohur, duke postuar foto dhe video nga e gjithë historia e tyre 20-vjeçare e dashurisë.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez vesh fustanin e nusërisë nga një film i vjetër për t'u martuar me Ben Affleck

Në një klip të realizuar disa vite më parë, derisa ylli i “Hustlers” po përgatiste mëngjesin, prezantuesi Pat O’Brien i tha: “Dua të di, disa javë pas dasmës, si do të jetë emri juaj?”.

“Jennifer Lopez, por emri im do të jetë Jennifer Affleck, natyrisht”, përgjigjet ylli.

Më poshtë, ua sjellim reagimet që janë bërë në Twitter pasi këngëtarja e ndërroi emrin:

/Telegrafi/ 

Exit mobile version