Çifti i njohur, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë këtë muaj.
Ata vendosën që dasmën e tyre ta organizojnë në bregdetin e Shqipërisë, mes familjarëve, miqve e disa të ftuar VIP.
Duket se pas martesës, çifti kanë vendosur që të shijojnë muajin e mjaltit.
Ka qenë Besniku, ai i cili ka publikuar së fundmi një video të bashkëshortes së tij Jonidës, teksa bën një zhytje në ujë.
Përmes kësaj, ai ka treguar se dyshja po i shijojnë pushimet në një resort luksoz, por pa e treguar saktësisht vendin se ku ndodhen.
“Kërcimi i sirenës, regjisuar nga Jonida Vokshi. As në pushim nuk mu nda nga puna”, kanë qenë fjalët e aktorit prizrenas në mbishkrimin e kësaj video.
Çifti përndryshe u njoftuan me njëri-tjetrin gjatë xhirimet të hit-serialit “O Sa Mirë”, dhe tek këtë vit e kanë bërë publike lidhjen e tyre. /Telegrafi/