Aktorja shqiptare, Fiona Gllavica, ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo është martuar me partnerin e saj, Arbnor Pacolli, dasma madhështore e të cilëve ishte organizuar në kryeqytet.
Fiona, e cila njihet si ‘Pajtesa’ e serialit shumë të shikuar vendor “Çka ka shpija”, së fundmi ka sjellë fotosesionin e veçantë të realizuar për dasmë.
Ajo duket tejet e mahnitshme në fustanin e bardhë, ndërsa imazhet janë bërë nga fotografi i njohur, Norik Uka.
Zeshkania përndryshe ka luajtur disa role në shfaqje të ndryshme teatrale, por famën e madhe e ka arritur në serialin “Çka ka shpija”.
Veç kësaj, në serialin e lartpërmendur ajo e luan rolin e nuses së djalit të personazhit kryesor, Naser Rafunës, i njohur si ‘Xhek Setra’. /Telegrafi/