Site icon Telegrafi

Pas martesës, Aida Doçi paralajmëron projektin e ri muzikor

Aida Doçi Foto: Instagram/aidadoci1

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, para disa ditësh kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.

Gjëra të tilla sa i përket jetës personale dhe karrierës profesionale, artistja informon përmes rrjeteve sociale.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projektin e ri muzikor.

Ajo ka shpërndarë një video ku shihet me makijazh profesional, derisa në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e bardhë.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrim, duke i etiketuar të gjithë bashkëpunëtorët.

Theksojmë se projekti saj i fundit është “Rrena e Dashnia”, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version