Bebe Rexha gjatë fundjavës është nderuar me një çmim të rëndësishëm nga “Variety Hitmakers Brunch 2018”.
Ajo u nderua me çmimin “Kompozitorja e vitit”, në West Hollywood të Kalifornisë të SHBA-së.
Pas marrjes së çmimit, 27-vjeçarja mbajti një fjalim teksa u përlot dhe videoja po bën xhiron e rrjetit.
Bukuroshja jonë e cilësoi këtë çmim si një “Grammy” dhe tha se aftësinë për të shkruar këngë nuk do ta neglizhonte asnjëherë, as kur të ndalonte së performuari.
“Ndonjëherë gjendemi duke kërkuar gjithnjë e më shumë e më shumë nga vetja dhe jeta por ky çmim për mua është një “Grammy””, tha fillimisht ajo.
“Dikur e krahasoja veten time me atë të të tjerëve, por një ndër gjërat për të cilat jam krenare dhe mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, aftësi që do ta kem edhe kur një ditë të ndaloj së performuari”, tha Rexha.
Ndryshe, në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe Dua Lipa e cila u vlerësua me çmimin “Artistja e vitit”. /Telegrafi/