Qeveria e Britanisë së Madhe i ka thënë industrisë bujqësore se Bashkimi Evropian do të lejojë që pothuajse të gjitha prodhimet e tyre nga vendi të vazhdojnë të eksportohen edhe pas marrëveshjes së BREXIT-it.
Si hap i parë, Britania e Madhe duhet t’i jepet statusi i listuar “vendi i tretë” për t’u lejuar të eksportojë në Bashkimin Evropian, pëcjell Telegrafi.
Në një letër të Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale thuhet se, BE-ja do ta konfirmojë këtë legalisht të hënën, me efekt nga 1 janari. Kjo do të zbatohet pavarësisht nga një marrëveshje pas BREXIT-it.
Nëse nuk arrihej ndonjë marrëveshje, taksat mbi importet do të zbatoheshin gjithashtu, ndërsa do të futen burokracitë e reja të tilla si certifikatat e eksportit.
“Listimi i vendit të tretë” është thelbësor për të lejuar vazhdimësinë e eksporteve, për shembull, të qengjit të Wellsit ose zogjve të gjallë.
Unioni Kombëtar i Fermerëve tha se përpara është një “hap kritik”. Ndërsa pothuajse të gjitha eksportet e bimëve në Mbretërinë e Bashkuar janë listuar gjithashtu, ka një pengesë në eksportin e disa farërave. /Telegrafi/